Me anë të një njoftimi, policia bën të ditur se është vënë në kërkim të një 28-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qëlluar me armë ndaj një tjetër personi në Kombinat për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç”.