-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj pas raportit të DASH: Një kryeministër normal do kishte dhënë dorëheqjen

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë thotë se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë shtetin.

Enkelejd Alibeaj përmes një reagimi në Facebook shprehet se një kryeministër i cili ka fituar pushtetin me votën e lirë, pas këtij raporti do kishte dhënë dorëheqjen.

Reagimin e Ramës, i cili e cilësoi raportin e DASH copy-paste të vitit të kaluar, Alibeaj e quan humor shterp për t’i ikur thelbit.

Reagimi i plotë

Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për t’i ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar.

Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit