Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi përmes një postimi në Twitter ka ironizuar Berishën pasi ka marrë zyrën e re duke thënë se “Kjo është opozita e vërtetë”.
Gjithashtu ka ironizuar duke thënë se kryeministri Edi Rama ndihet i tmerruar tani që Berisha ka marrë zyren në selinë e PD-së.
“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”, shkruan Bardhi.
2/2. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. 😂😂 Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj. 🤔 pic.twitter.com/0KLShmX8Wn
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 13, 2022