Samuel Çukueze, ishte heroi i Vijarealit, në duelin e kthimit ndaj Bajernit. Sulmuesi nigerian fut në fushën e lojës në minutën e 84-t, teksa vetëm 4 minuta i mjaftuan, për të tundur rrjetën. Një gol me peshë ky, që i siguroi “nëndetëses së verdhë” biletën për në gjysmëfinalen e Champions-it.
22-vjeçari e vijoi protagonizmin e tij, edhe në dhomat e zhveshjes, ku e ka festuar këtë sukses madhështor, me një kërcim tepër special, që është duke bërë xhiron e internetit, madje është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Champions-it.