-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet shqiptari që i shpëtoi sulmit në Nju Jorkut: Çmenduri dhe plumba, isha me fat

Kryesoret

Në momentin e sulmit në metronë e Nju Jorkut në Bruklin, i pranishëm ka qenë edhe një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja. Fitim Gjeloshi tregon për mediat amerikane se pati fatin e keq të zinte një vend pranë autorit të dyshuar, i cili pak minuta më vonë, para se të qëllonte me armë, hodhi një tymuese në kabinën e metrosë.

I riu kujton se si ishte në trenin për në Manhatan pak para orës 8:30 të mëngjesit në Bruklin, kur vuri re të dyshuarin të ulur pranë tij, duke mërmëritur me vete. “E pashë atë dhe mendova se po fliste me veten, duhej të ishte nën efektin e lëndëve narkotike”, tha Gjeloshi për gazetën “New York Post”, pasi kishte dhënë dëshminë e tij për policinë njujorkeze.

Kur treni ndaloi në “59th Street station”, i dyshuari papritmas nxori një maskë kundra-gazi që e mbante në çantë. “Kur (treni) ishte gati të nisej në ‘36th Street’, ne ndaluam për 5 minuta. Ai nxjerr një maskë kundra-gazi nga një nga bagazhet e tij të vogla, – tha dëshmitari. Më pas nxori një sëpatë e hodhi, pastaj nxori një armë dhe filloi të qëllonte”.

Fitimi thekson se i dyshuari (policia amerikane ka shpallur në kërkim një afro-amerikan 62 vjeç), drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metrosë në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.

“Fillova të vrapoj, – vijoi Gjeloshi, i cili jeton në ‘Bensonhurst, Brooklyn’. – Ai më qëlloi fillimisht mua. Unë pata fat, plumbi kaloi shumë pranë këmbëve të mia”. Gjeloshi tha se nisi t’u flasë të gjithë pasagjerëve të lëviznin shpejt nga vagonët drejt platformës.

“Një djalë qëllohet pranë meje. Ai tha: ‘Ndihmë! Ndihmë’. I them dikujt që ta ndihmojë, t’ia mbulojë gjakun. Kërcej, i bie derës dhe e godas me këmbë”, tha Gjeloshi.

Kur metroja më në fund mbërriti në stacion, vagoni ishte plot me të plagosur dhe tym. Autori ka shfrytëzuar konfuzionin e turmës për të shpëtuar nga vendi i ngjarjes.

“Unë pata fat me të. … Ishte çmenduri”, deklaroi Gjeloshi, duke shtuar se ishte “i frikësuar”.

Në total, 10 persona u qëlluan dhe 19 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët. Për mrekulli, askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Burimet e zbatimit të ligjit, thanë se arma, një “Glock” 9 mm i të dyshuarit me sa duket u bllokua gjatë sulmit, duke parandaluar më shumë viktima. I dyshuari, i cili është shpallur në kërkim, është ende në arrati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit