Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht gjatë një përpjekjeje për të notuar në Cadimare, në La Spezia të Italisë. Viktima, identifikuar si Ambler Xhecuka, ishte vetëm disa javë larg mbushjes së 23 vjetëve.
Ngjarja ndodhi pasdite, rreth orës 15:00, në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. Dëshmitarët vunë re se i riu kishte probleme shëndetësore dhe lajmëruan menjëherë emergjencën. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.
Trupi i tij u dërgua në Spitalin Sant’Andrea, ku pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes, që sipas mediave italiane mund të ketë qenë një problem shëndetësor i papritur ose një atak kardiak.









