-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” brenda llojit, Pampuri i “sulet” Nokës: Je mashtrues i izoluar

Kryesoret

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, e cila njihet si mbështetëse e Lulzim Bashës iu përgjigj ashpër kolegut të saj, Flamur Noka, i cili nga selia blu në një deklaratë për mediat tha se i gjithë grupi është kundër qëndrimit të kryetarit Enkelejd Alibeajt, i cili është kundër pjesëmarrjes së Sali Berishës në mbledhje pasi është “non grata” dhe së dyti apeloi vendimin e shkallës së parë që i dha Sali Berishës vulën e PD-së, duke njohur si legjitim Komitetin e Rithemelimit.

DEKLARATA E PLOTE

REAGIM I ZËDHËNËSES SË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ORJOLA PAMPURI

Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve.

Askush nuk ka të drejtë të shpallë qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit