-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i Dick Marty nga serbët, Fedpol zviceran: Po e mbrojmë ende

Kryesoret

Një raportim ekskluziv nga “Mise au Point” (Fokus) ka zbuluar se që nga dhjetori 2020, ish-prokurori Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore, kjo për shkak të kërcënimeve me vdekje nga ana e shërbimit sekret serb.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

Në raportim i tillë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se kjo tendencë e rikonfirmon faktin që Serbia po përpiqet edhe më tej ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

Zyra Federale e Policisë, Fedpol në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka theksuar se në këtë rast autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast.

“Mund të konfirmojmë se që nga dhjetori i vitit 2020 është supozuar për një situatë serioze kërcënimi kundër Dick Marty. Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja gjithashtu përfshin në veçanti garancinë e sigurisë personale dhe gjithashtu ka komponentë politikë për shkak të kontekstit të supozuar transnacional. Për këtë arsye, autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Fedpol dhe autoritetet e tjera partnere kanë marrë masa gjithëpërfshirëse në këtë kontekst”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Nga Zyra Federale e Policisë, më tej kanë bërë të ditur se kanë iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe, në nivel policor.

“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe. Në veçanti, Fedpol ka iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe në nivel policor. Kjo masë është pjesë e masave të marra dhe shkëmbimi ndërmjet Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe po bëhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës”, thuhet në përgjigje.

Fedpol ka konfirmuar se masat e rrepta të mbrojtjes për Dick Martyn vazhdojnë të mbeten ende në fuqi.

“Për të garantuar sigurinë, Fedpol mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të zotit Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanimi). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u mbajtur, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës Federale të Policisë, Fedpol.

Lidhur me këtë raportime dje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se shteti dhe populli i Kosovës kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.

“Shpresoj e uroj që QUNIT-i në Beograd dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i kalon çfarëdo përmasash individuale, përfshinë një shtet të tërë”, ka thënë Kurti.

Ai bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për të marrë më shumë informacione për këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit