Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj opozitës pas akuave për raportin e DASH-it për krimin dhe korrupsionin.
Balla tha se SHBA e ka vlerësuar Shqipërinë si aleat të rëndësishëm dhe i kërkoi PD-së, që të mos lexojë fjali të raportit, por të dëgjojë cfarë thotë Presidenti i SHBA-së dhe sekretari i shtetit.
“E fundit meqë u kapët me pjesë të caktuara të një raporti, ju lexoni cfarë thotë Biden dhe Blinken, pse i bini nga Kina.
SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleat të rëndësishëm, bashkë-penëmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Mos kapni fjali. Mos lexoni paragraf.
Shqipëria është kjo që duhet të punojmë të gjithë për ta integruar. Rruga për në BE sot është më afër se kurrë” tha ai.
E ndërsa “thumboi” demokratët për kongresin e PS-së, që tha se e kishin ndjekur me vëmendje, i siguroi se pavarësisht kundërshtimeve, “bjerini darjes sa të doni, amnistinë fiskale do ta bëjmë” tha ai.