Diego Simeone e ka përjetuar si gjithmonë me shumë zjarr ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Atletiko Madrid ndaj Mançester Sitit. Për fatin e tij të keq, skuadra u eliminua, por Simeone u shfaq krenar për atë që kishte dhuruar ekipi në fushë.
“Mbështetja e njerëzve gjatë gjithë ndeshjes ishte e jashtëzakonshme. Ekipi u përgjigj. Është e vështirë të gjesh një bashkim të tillë në stadiume, njerëzit që na mbështetnin pasi ishim eliminuar.
Barazimi ishte i kotë, por shërben për krenarinë tonë dhe të njerëzve tanë. Kemi qetësinë se kemi dhënë gjithçka.
Duartrokitje ironike ndaj pankinës së Sitit? Nuk iu drejtova pankinës së Pep. Unë duartrokita njerëzit, që po vlerësonin sforcon e skuadrës. Tifozët ishin shumë të përfshirë.
Humbje e kohës nga lojtarët e Sitit? Nuk kam asgjë për të thënë. Ka një gjyqtar që duhet të zbatojë rregullat. Urime kundërshtarëve që siguruan kualifikimin me drejtësi pasi shënuan një gol më shumë se ne. Ajo që kam të qartë është se duhet të jemi krenarë për atë që jemi dhe si sillemi. Më pëlqen të shoh të festojnë ata që fitojnë dhe kjo tregon se e rëndësishme gjithmonë është të fitosh.
Mendimi për Guardiolën? Ata që kanë një fjalor të pasur, të lavdërojnë me përbuzje. Ne nuk jemi budallenj…”, ishin fjalët e tij rreth teknikut spanjoll të Sitit.