Lulzim Basha shkoi sërish sot në Kuvend duke qëndruar dhe biseduar me tre nga deputetët që njihen që mbështetës të tij, kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhin dhe Alfred Rushajn.
Deputeti socialist Toni Gogu u dha demokratëve leksione demokracie referuar situatës ku ndodhet partia më e madhe në opozitë.
“Aty të mbroni të drejtën e votimit, aty fillon, në bashkësinë tuaj politike. Jeni gati që për interesa personale, ju merrni, digjni dhe tymosni njëri tjetrin dhe jo të mbroni të drejtën e votimit.
Të qeshurën mund ta mbani në bashkësinë tuaj politike” tha Gogu, ndërsa këshillat e tij u pritën me buzëqeshje dhe gajasje nga tre deputetët pranë Bashës.