Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 10:30 do të mbahet një mbledhje me më shumë se 30 deputetë.
Ai shton se platforma synon një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar.
“Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar.”