-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi reagon kundër platformës së Alibeajt: Është tërësisht indviduale, nuk i shërben bashkimit

Kryesoret

Luciano Boçi, deputeti i PD-së dhe mbështetës i Berishës ka reaguar në lidhje me platformën e vendosur nga Alibeaj.

Sipas Boçit kjo platformë është tërësisht individuale i shërben vetëm interesave personal të kryetarit të partisë dhe nuk do të ketë miratim nga kryesia e grupit. Po ashtu Boçi thekson se kjo të thellojë më tej përçarjen dhe se bashkimi është një proces politik që duhet të bëhet përmes votës së lirë.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje. Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës. Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës. Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje.” ka shkruar ai në postim e tij në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit