Ditën e djeshme, ish kreu i PD-së, Sali Berisha u vendos sërish brenda selisë ku mori edhe zyrën e re.
Por direkt pas rregullimit të zyrës ai nuk ka ngurruar të pres disa miq nga Kosova. Bëhet fjalë për Gani Gecin ish-deputetin e LDK-së dhe Sabi Kaçanollin.
Detajet nga takimi janë ndarë nga Gani Geci, i cili për mes një postimi në Facebook ka shprehur se takimi ishte miqësore dhe se kanë biseduar për politikat ruso-serbe dhe ndikimin e tij në Ballkan si dhe për sfidat e të dyja partive LDK-së në Kosovë dhe PD-së në Shqipëri.