Një 50-vjeçar është arrestuar në Shtërpcë, pasi dyshohet se në fshatin Gotovushë e kishte ndaluar makinën e tij dhe e kishte marrë një 25-vjeçare. Gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.
Me vendim të Prokurorit, ai është dërguar në qeli për 48 orë.
“Ai dyshohet se në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marrë J.V e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht. Pas intervistimit të hetuesve rajonal, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në qeli për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Ferizajt.