-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lefter Koka i përgjigjet SPAK për 5 milionë eurot

Kryesoret

Sot pritet që të dëshmojë para të njëjtëve prokurorë edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ai gjendet nën dy masa arresti për shkak të dy inceneratorëve, ndërkohë që ende nuk është pyetur në lidhje me akuzat e reja që i janë shtuar atij me hapin e radhë që bëri prokuroria e Posaçme për hetimin e skandalit të inceneratorëve në vendin tonë.

Ndërkohë që Koka i është drejtuar dy herë Gjykatës së lartë me rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë dhe për heqjen e sekuestros së kantinës së pijeve që ai ka në pronësi, SPAK-u nuk ka ndërmend të lëshojë pe por kërkon të dokumentojë dëshminë e tij në lidhje me të gjitha praktikat që janë ndjekur për inceneratorin e Fierit.

Dëshmia, mësohet se do të kërkohet për të mësuar lidhjen e Kokës jo vetëm me praktikat e tenderimit por edhe me falsifikimin e shkresave. Kundër tij dhe të gjithë grupit të të akuzuarve mësohet se është një dëshmi e një anëtareje komisioni e cila ka treguar se ajo është shmangur për gjatë gjithë kohës që ka qenë duke u punuar për gjetjen e vendit të ngritjes së inceneratorit të Fierit, praktikat e tenderimit e deri te publikimi online i tenderit që rezultoi të jetë fituar në mënyra të kundërligjshme nga ana e firmës që u pretendua se do të niste punën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit