-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në tryezë me Berishën? Ambasadori gjerman këshillon demokratët: Zgjidhni të ardhmen

Kryesoret

Ambasadori gjerman Peter Zingraf u shpreh sot se shpreson se do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për situatën ku ndodhet partia Demokratike.

I pyetur nëse Gjermania do të ulet në një tryezë me Sali Berishën, një person i shpallur “non grata”, ambasadori u shpreh “Një opozitë e fuqishme i shërben veprimtarisë kontrolluese kundrejt qeverisë dhe zgjedhësve, shpresoj që PD të rigjejë veten, dhe të bëhet një parti efektive, pasi zgjedhjet e ardhshme janë në derë.

Ne do të kishim dëshirë që të zhvilloheshin procese transparente brenda për brenda PD-së, shpresojmë shumë që të gjendet një zgjidhje politike sa më e përshtatshme.

Unë mendoj që partia ka nevojë për një udhëheqje të orientuar drejt së ardhmes, do të ishte më e vendit nëse do të flisnim për përmbajtjen dhe jo për personat e caktuar” tha ai.

E ndërsa SHBA e shpalli “non grata” Sali Berishën, BE nuk është bashkuar me sanksionet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit