Policia dhe SPAK kanë kryer një operacion për rreth 1 orë në doganën e Vlorës.
Operacioni është kryer nga 15 policë të ardhur nga Tirana, të cilët kanë kontrolluar mallrat e një kamioni. Ende nuk ka një dalje zyrtare të policisë për këtë çështje.
Është mësuar se gjatë aksionit është arrestuar një doganier dhe 4 persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë favorizuar mallrat kontrabandë