Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur Berishës pasi komentoi sanksionet kundër ish-deputetit Aqif Rakipi dhe akuzoi Lulzim Bashën.
“Qëndrim interestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, meqënëse ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, ka shkruar Bardhi.
Qëndrim ineterestant i SB: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj AR, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të ER, por sepse ka ngrenë drekë me LB. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe. 😂
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 15, 2022