Një magazinë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Yzberisht.
Policia bën me dije se ka dëme materiale dhe magazina është në pronësi të shtetasit M.Z.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2022, në Yzberisht, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit M. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.