Më pas, i plagosuri ishte dërguar për në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Por, vetëm pak kohë pas mbërritjes në spital, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Policia është vënë menjëherë në kërkim të të dyshuarve dhe operacioni ka rezultuar me tre të arrestuar.
Gashi tha për AP se është ende herët të dihen motivet që çuan në vrasje, porse policia po i kryen hetimet dhe po bën ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Megjithatë, një media lokale, Klina.info, raporton se jo zyrtarisht është mësuar se bëhet fjalë për një hakmarrje.
Gjithashtu, i njëjti medium raporton se viktima u vra nga miku i tij.
Tre persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me një vrasje që ka ndodhur të premten, rreth orës 18:20 në fshatin Zllakuqan të Klinës në Kosovë.
Se arrestimet kanë të bëjnë pikërisht me vrasjen e sotme, për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Siç tregon Gashi, policia fillimisht ishte njoftuar për një plagosje me armë.