Një aksident mes tre makinave ka ndodhur mbrëmë në Duhël të Suharekës, ku njëri prej shoferëve ka mbetur i vdekur pas lëndimeve që ka marrë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, edhe dy shoferët e tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njëri prej tyre, është dërguar në qeli.
“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raport.