-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Foltorja” i refuzoi platformën, Alibeaj: Janë të verbuar pas Berishës

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave që janë ngritur kundër tij nga disa deputetë të “Rithemelimit”, por jo vetëm, që janë pozicionuar kundër platformës së tij që synon bashkimin e demokratëve, por duke lënë jashtë Sali Berishën. Ai thotë se deputetët që dolën kundër platformës janë të prirur që të ndjekin verbazi udhëzimet e idhujve, referuar Sali Berishës, liderit historik të së djathtës.  

“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.

32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.

Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit