Sot është afati i fundit për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit për të dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ. PD dhe PS do të përballen në 12 qarqe.
PD miraton listën e kandidatëve në “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa PS zbaton një sistem të hapur për deputetët, me një listë të mbyllur për gratë dhe të rinjtë.
Në PD, Ilir Meta do të kandidojë në Tiranë, ndërsa në PS, shumë deputetë aktualë do të luftojnë në gara të hapura për vendet e sigura.