-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD pa Berishën, Xhelal Mziu: Kjo është shpresa e vetme

Kryesoret

Edhe deputeti Xhelal Mziu i është bashkuar platformës që propozoi kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për bashkimin e partisë.

Në një postim në Facebook, ai sqaron arsyen se përse nuk e kishte emrin në listën që publikoi sot Alibeaj dhe qëndrimin e tij.

“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër të jemi forcë qeverisëse!

Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD.  

I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër” shkruan ai.

Në platformën e paraqitur nga Enkelejd Alibeaj nuk ka vend për Sali Berishën, pasi është shpallur non grata nga SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit