Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me princin saudit të kurorës, Mohammad bin Salman, gjatë së cilës shprehu angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Rusia dhe Arabia Saudite janë dy vendet kryesore të organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC. Shtetet arabe prodhuese të naftës janë pjesë e frontit të vendeve që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe ndër to janë dhe Kina, India, shtetet e Amerikës Latine dhe Afrikës dhe Izraeli.
Moska zyrtare informon se, përveç bashkëpunimit dypalësh, përfshirë sektorin tregtar dhe ekonomik, Putin dhe Bin Salman diskutuan situatën në lidhje me Ukrainën dhe një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Jemen.