-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fituesit në degët e PD në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Cërrik dhe Këlcyrë, Kukës

Kryesoret

Ka përfunduar procesi zgjedhjeve dhe numërimit për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Komisioni i Rithemelimit, që po monitoron të gjithë procesin, sqaron se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Eris Shahin Shehaj, me 53% të votave.

Ndërkaq, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Përmet.

Gjithashtu procesi ka përfunduar edhe në Tepelenë, ku fitues është shpallur Malo Hydai Sadikaj. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave. Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi, ku fitues është shpallur Bujar Pasho Kapllani.

Kryetari i Partisë Demokratike në Cërrik është zgjedhur Nadire Asllani. Bëhet me dije se nga zgjedhjet e sotme, Asllani ka marrë 78% të votave. Ndërkohë që gjithashtu thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe në degët e tjera.

Kryetari i Partisë Demokratike në Këlcyrë është zgjedhur Arjan Kasa. Bëhet me dije se nga zgjedhjet e sotme, Kasa ka marrë 92% të votave. Ndërkohë që gjithashtu thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe në degët e tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit