Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës është zgjedhur Admir Sinamati. Bëhet me dije se nga zgjedhjet e sotme, Sinamati ka marrë 91% të votave. Ndërkohë që gjithashtu thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe në degët e tjera.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Kukës. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kukës u shpall z. Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.