-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 5 persona në Spanjë, kapen me 3 ton kokainë në një anije peshkimi

Kryesoret

Rreth 3 ton kokainë, janë kapur në një anije peshkimi në Spanjë. Policia ka arrestuar 5 antarë të ekuipazhit të anijes, 4 turq dhe 1 gjeorgjian të cilët po transportonte drogën.

Anija e peshkimit ‘AKT 1’ u kap rreth 300 milje detare në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit.

Anija u kap pas një operacioni ndërkombëtar përmes shkëmbimit të informacionit midis MAOC-N (Qendra e Analizës dhe Operacioneve Atlantike) dhe CITCO (Qendra e Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar).

Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit