Ish deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është rikthyer në selinë blu 3 vite pas përjashtimit të saj. Ajo ka bërë rianëtarësimin dhe ka folur për situatën aktuale në PD si edhe për qëndrimin e saj në lidhje me pozitën e ish kryeministrit Sali Berisha.
Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re”, tha Hajdari.
Po ashtu ajo ka shprehur se statusi “non grata” i Berishës duhet të mbahet në aspektin personal të tij dhe të mos përfshihet në parti dhe ka kërkuar që ekipi që do të marri në dorë PD duhet të zgjidhet nga kryesia.