-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani: Nuk harrojmë nga vijmë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë  nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti.

Në 23-vjetorin e masakrës serbe në ofensivën e prillit 1999 në rajonin e Llapit dhe Gollakut organizohet tubim përkujtimor në Kompleksin e varrezave të luftës, Dyz.

Periudha 17-21 prill e vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit