Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka publikuar në Facebook disa foto me ish-kryeministrin Tony Blair. Ata shihen të buzëqeshur, duke i shtërnguar duart njeri-tjetrit.
“Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair”, shkruan Ahmetaj.
Blair ka lidhje të vjetra me Shqipërinë dhe prej disa kohësh ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar.
Kur socialistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2013, Rama njoftoi se Blair do të këshillonte qeverinë e tij për reformat strukturore që ajo duhet të ndërmerrte asokohe.

Në vitin 1999, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, udhëhoqën 78 ditët e bombardimeve të NATO-s mbi forcat e të fortit ish-jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

