Bilbil Bajraktari nuk e njeh kryetarin e ri të degës së PD-së në bashkinë e Kamzës, pasi e cilëson procesin fals dhe të manipuluar nga grupi i “Rithemelimit”.
Në një postim në Facebook, ai rendit disa nga ato që i cilëson si fakte dhe prova që sipas tij tregojnë se zgjedhjet që po bëhen me shpejtësi nga grupi i Sali Berishës po e thellojnë akoma më shumë ndarjen mes demokratëve.
“Në datën 17 prill në Degën e Partisë Demokratike Kamëz,me një proces krejtësisht të fallsifikuar, Grupi i tellallit dhe mashtrimit të Rithemelimit ka zhvilluar një votim të tipit të Frontit Demolratik i cili emëroi në krye të tij një person që nuk ka asnjë lidhje me strukturat e PD dhe nuk përfaqëson demokratët e Kamzes, por administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli.
Pavarësisht investimit të gjithë ish-strukturës së Policisë së Shtetit, demokratët dhe anëtarët e PD, refuzuan këtë farsë dhe këtë proces.
Megjithë angazhimin e administratës së Bashkisë së PS dhe përfshirjen në listat e pseudo-referendumit të Foltores, të simpatizantëve të LSI së Kamzës, përsëri votimet e Shtëpisë së iLirisë morën vetëm 23 % të votuesve folklorist.
Ky proces i manipuluar dhe fals nuk i shërben demokratëve, aq më pak bashkimit të tyre, por i shërben vetëm ndarjes dhe dëmtimit të PD.
PD i takon demokratëve dhe asnjë grupi që synon uzurpimin, privatizimin e saj për interesa personale.
Rroft Partia Demokratike.
Rrofshin demokratët kudo që ndodhen
Bilbil BAJRAKTARI
KRYETAR i Partisë Demokratike KAMËZ” shkruan ai.