Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, njëherazi dhe këshilltar i tij. Takimi ka ndodhur në vilën 30 në kryeqytet, ku fokus kanë qene aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare.
Sipas burimeve takimi ka zgjatur pak minuta, pasi në orën 10:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e Grupit Parlamentar për propozimet e deputetëve për emrin e presidentit.
Takimi i fundit i Ramës me Blair datonte në vitin 2016.
Blair ka lidhje të vjetra me Shqipërinë dhe prej disa kohësh ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar.
Kur socialistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2013, Rama njoftoi se Blair do të këshillonte qeverinë e tij për reformat strukturore që ajo duhet të ndërmerrte asokoh
Kujtojmë se marrëdhënia e Tony Blair me Ballkanin dhe vendin tonë është e hershme.
Në vitin 1999, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, udhëhoqën 78 ditët e bombardimeve të NATO-s mbi forcat e të fortit ish-jugosllav, Sllobodan Millosheviç.
