Sipas agjncisë së lajmeve “Reuters”, forcat ruse kanë pushtuar Kremina-s të Ukrainës Lindore.
Ai bëhet qyteti i parë i pushtuar nga ofensiva e re ruse në Ukrainën Lindore.
“Kreminna është nën kontrollin e ‘orkëve’ (rusëve). Ata kanë hyrë në qytet”, tha Gaidai.
Trupat ukrainase janë vendosur në pozicione të reja dhe vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse.
Ai tha se forcat ruse kishin sulmuar “nga të gjitha anët”.
“Është e pamundur të llogaritet numri i të vdekurve në mesin e popullatës civile. Ne kemi statistika zyrtare – rreth 200 të vdekur – por në realitet ka shumë më tepër”, shtoi zyrtari ukrainas.