13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është për Top të Artë”, Ronaldinho: Do të kisha dashur të luaja me të

Kryesoret

Ronaldinho, ish-kampion brazilian, i ka thurur elozhe Kylian Mbappe në një intervistë të dhënë për Amazon prime Video, duke i dhënë edhe një këshillë për të ardhmen yllit të ri francez.

“Mendoj se Mbappe po luan shumë mirë. Është një djalosh akoma shumë i ri, ka disa karakteristika që më pëlqejnë shumë sepse kombinon forcën, teknikën dhe shpejtësinë. Do të më kishte pëlqyer të luaja me të”, ka thënë Dinho.

Mendoj se plotësojmë njëri-tjetrin për karakteristikat që kemi. Më ka pëlqyer gjithmonë të jepja pasime për lojtarët në vrapim e sipër. Dhe besoj se do ta kishim gjetur njëri-tjetrin me sy mbyllur. Është një mrekulli ta shikosh të luajë, shpresoj të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe ta fitoj sa më shpejt Topin e Artë.

Besoj se Mbappe mund të arrijë gjithçka me PSG-në. Klubi nuk ishte kaq i fortë në kohën time, ndërsa tani ka gjithçka për të qëndruar në majë.

Është absolutisht e mundur të bëhet lojtari më i mirë në botë edhe në Paris dhe ta fitojë Champions League me PSG-në. Do të më pëlqente shumë që të qëndronte në Paris, do të ishte bukur sepse skuadra është fantastike.

“Do të ishte diçka e mrekullueshme t’i shikonim lojtarët më të mirë në botë të gjithë në Paris që fitojnë Champions League”, ka përfunduar Ronaldinho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit