Rreth orës 7:00 të mëngjesit është përfshirë në flakë një makinë në lëvizje në Llogara. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.