-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatorët amerikanë-Vuçiçit: Vendosi sanksione Rusisë!

Kryesoret

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, gjatë një konference për media në Beograd theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t’i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë biseduar edhe për vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë.

“Ne folëm për këtë dhe jam e sigurt se do të vazhdojmë të flasim, mendoj se e kemi paraqitur qëndrimet tona”, tha senatorja.

Senatori Chris Murphy tha se ata i përcollën presidentit serb Vuçiq qëllimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të vendeve demokratike që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës.

“Ne i kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ne vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe qëndrojmë pranë popullit të Serbisë në këtë proces. Ne erdhëm në Serbi për të forcuar marrëdhëniet e mira që vendi ka me Shtetet e Bashkuara”, tha Murphy. 

Vuçiç falënderoi senatorët për “mbështetjen e vazhdueshme që Uashingtoni i ofron Serbisë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit