Sali Berisha është rikthyer të flasë sërish për shpalljen e tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është shprehur se nuk ka kërkuar asnjëherë që non grata të hiqet nga SHBA. Berisha tregoi se ka pasur oferta nga më të sigurtat për këtë, por nuk i ka pranuar, pasi shprehet se nuk do të negocionte me ata që kanë shpifur për të.
“Nuk dua heqjen e non grata. Kam pasur oferta nga kompani nga më seriozet dhe oferta nga më të sigurtat. Por unë nuk mund të bëjë negociata.
Në atë regjim as kam qenë i persekutuar, madje i privilegjuar. Pse unë vendosa t’i kundërvihesha atij regjimi? Vetëm për dinjitet. Është edhe puna e malësorit, nuk e mohoj. Ne e kemi një fjalë: Zot na ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vet”, tha Berisha.