Kryeministri Edi Rama i tha sot opozitës nga foltorja e Kuvendit që të sjellë një emër për Presidentin e ri, dhe nëse është bindëse, e garantoi se do ta votojë.
“Për presidentin bujrum, do të bëni të gjitha konsultimet me ne, nëse do të jepni kandidaturat që do të jetë bindëse do ta votojmë, nëse nuk do të jepni, ne do të bëjmë tonën.
Por nuk do të zgjedhim një president nga grupi i PS-së, por përfaqësues i më shumë se një pjesë, që është shumica patjetër, që do të ishte mirë të ishte përtej kësaj shumice. Nëse do të na ndihmoni do të bëni një punë të mirë për vendin” tha Edi Rama.
E ndërsa Edi Rama e quan të vdekur, politikisht, Sali Berisha e sfidoi. “Opozita, jo biologjiken, por vdekjen politike do ia garantojë”.
Më pas fjalën e mori Enkelejd Alibeajt për të replikuar me Edi Ramën, që u largua nga salla. “Nuk po dal aty dhe rrezikoj se vjen dikush dhe më zë foltoren dhe nuk ia jap kënaqësinë edhe atij që iku se ai është trim i madh.
Ne jemi shpirtra të lirë, atë ose e ka kapur një kriminel ose trafikant” u shpreh Alibeajt.