Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku edhe ka humbur jetën një shtetas i Shqipërisë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ardhur kur shtetasi i Shqipërisë teksa ka qenë duke drejtuar makinën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konfirmuar vdekjen e pasagjerit. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qeli”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.