Ish-presidenti Bujar Nishani është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” njohur ndryshe si “Sanatoriumi”.
Burime brenda spitalit thanë se ish-kreu i këshillit kombëtar të PD-së pasi kaloi koronavirusin është rikthyer në spital për të kuruar pasojat në mushkëri që i la COVID-19.
Gjendja e tij paraqitet stabël dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.