-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, 6 të arrestuar në operacionin antidrogë. Në pranga edhe 3 nga Shqipëria

Kryesoret

Policia njofton për gjashtë persona të arrestuar, në mesin e tyre tre shtetas të Shqipërisë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve. Gjatë ditës së djeshme policia ka konfiskuar 56 kg marijuanë, në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në qeli.

Me 20.04.2022 lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar:  56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë, katër automjete  tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celulare4, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit