Në rinisje të seancës plenare të Kuvendit, Lindita Nikolla i tha Sali Berishës në sy se gjesti që bëri kundër Enkelejd Alibeajt nuk ishte i hijshëm dhe i kërkoi që t’i kërkonte ndjesë. Por ish-kryeministri e “kërcënoi”.
“I turpshëm ishte akti yt. Unë kërkoja fjalën për replikë. Rregullorja njeh përpara replikën pastaj diskutimin. Kjo është hera e dytë me hyrje, por po vazhdove kështu do të marrësh përgjigjen e merituar” i tha ai.
Më pas, ish-kryeministri kaloi te Edi Rama. “Sot jam këtu për të falënderuar për herë të parë Edi Ramën, që i tmerruar dhe në panik deklaroi se nuk bashkëpunon me mua.
Ky është një nder i vecantë dhe do të vazhdoj betejën deri sa të marr vendin që meritoj” tha Berisha, referuar deklaratës së Edi Ramës, se nëse Sali Berisha zgjidhet në krye, nuk do të bashkëpunoj me PD-në.