Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar lojë diversionin e Edi Ramës brenda opozitës për presidentin e ri. Ai e cilësoi pazar skemën për ta nxjerrë presidentin e ri përmes zarfit. Alibeaj, tha se PD-ja nuk i ka votat, por do të jetë aty me moral për Presidentin e ri.
“Ti ke ngelur peng, të ka ikur koha, vjen me lojëra këtu, jo i gjallë dhe jo i vdekur. Por ke disa detyrime ndaj atyre që duan ta ndihmojnë këtë vend. Kësaj do i qëndrojmë ne, të qetë, në bazë të moralit politik, duke u shërbyer shqiptarëve.
Këtu do të na kesh përballë. Ne jemi përballë sulmeve nga të gjitha anët. Këtë nuk e merr dot t’i me sharje dhe fyerje, këtu të ngec sharra në gozhdë. Kurrë nuk do të shihni, kurrë, asnjë nga ne, ti japin kënaqësinë perverse për shfaqje të shëmtuara, sikur bëri këtu.
Mbase vetëm, por më mirë vetëm sesa me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do të mbajë grupi, besoj, në këtë proces, pa u tërhequr. Kjo që po ndodh në këtë parlament është sfidë morali, lojërat le ti mbeten së shkuarës. Kjo lojë do të vazhdojë edhe për ca kohë, sepse ky për papunësinë dhe ekonominë, apo krimin nuk flet dot” tha ai.