Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Lajmin e ka bërë të ditur Nikolla Dimitrov, i cili ka postuar një foto në Twitter ku ka shprehur se në qendër të bisedimeve ka qenë integrimi në BE.
“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama sot në Tirane. Ne diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.
Sa i takon integrimit, Rama tha se në rast se në qershor nuk zhvillohet tryeza e parë ndërqeveritare, atëherë Shqipëria nuk mund të qëndrojë peng dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.