-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rihap dosja “CEZ-DIA”, Balla thirrje SPAK-ut: Pse nuk guxoni të merrni Berishën?

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e SPAK-ut për rihapjen e dosjes “CEZ-DIA” duke marrë në pyetje Kastriot Ismailajn. Balla i bëri thirrje SPAK-ut që të marrë në pyetje ish-kryeministrin Berisha për padinë që depozitoi disa vite më parë ku raporti i komisionit hetimor u miratua nga Kuvendi.

“Tenderimi i fondit të qeverisë japoneze është bërë në 2012 kur në fakt ka zgjatur procesi. Zoti Vasili mund ta sqarojë dhe ka qenë Haxhinasto që ka vijuar procesin. Nëse Berisha ka diçka me Haxhinaston ta thotë. Berisha akuzon për fondet që ka dhënë vetë si kryeministër. Ai është ndër turpet më të mëdha.

Nuk dihet ku kanë shkuar 90 mln dollarë dhe SPAK-u për turpin e vet nuk ka një hetim për fondin e qeverisë japoneze për sistemin e kanalizimeve. Prandaj nëse ka burrëri, që s’e ka pasur kurrë, të shkojë dhe të kërkojë hetimin e saj.

Mediat thonë që SPAK po heton cështjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK-ut të jetë zgjuar, dhe ai që foli këtu, Sali Berisha ka një kallëzim nga kuvendi për 418 milionë euro dëm shkaktuar shtetit. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje, por është Berisha i pari i akuzuar dhe dëshmitar është Nuel Kalaj.

Njeriu që dy javë para zgjedhjeve të 2009 u paraqit në një bankë mori 6.8 mln euro e ngarkoi në makinë dhe në transfertë thuhet janë fija e suksesit të privatizimit të OSSH-së nga shteti te CEZ, ose që do të thotë pagesa e ryshfetit.

Drejtësia të marrë njëherë në pyetjen Sali Berishën. SHBA thotë se Berisha është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë, për cfarë duhet ta besoj më unë SPAK-un?” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit