-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje Biden: Po bën presion te gjyqi im, thuaj Kimit të ndalojë sulmet

Kryesoret

Sali Berisha thellon përplasjen me SHBA-në. Sot ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të ndalojë presionet në gjyq për procesin që lidhet me vulën e partisë, por edhe sulmet kundër tij. Faktet? “Nëse autoritetet e SHBA-së kërkojnë, unë do u them gjithçka di. Kam tre burime” tha ai.

Lidhur me deklaratat, ajo një ndërhyrje qesharake e guvernatores, por theksoj se ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë, askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite, akzuat që duhet të bëjë ose jo.

Unë pashë aty shqetësim edhe për akuzat. Të harrojë kush përpjekjet se mund të diktojë, sikundër, unë publikisht sot para mediave, shpreh keqardhjen por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor.

Javën e kaluar unë ju informova, thash se kam informacion për dy burime, së fundmi, guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore, sepse kurrë, sipas përcaktimeve të kodit civil, nuk mund të konsiderohet palë ajo që nuk është palë dhe unë këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA-së të ndalojë ndërhyrjet e saj e përfaqësueses së saj në Shqipëri. Nëse autoritetet e SHBA-së kërkojnë, unë do u them gjithçka di. Kam tre burime” tha Berisha.

Dje ambasadorja reagoi për incidentin në Kuvend, ku Berisha shtyu Enkelejd Alibeajn në foltore, duke kërkuar që një situatë e tillë të mos përsëritet më në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit