-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet avioni amerikan që u përdor gjatë bombardimeve në Serbi

Kryesoret

Një avion ushtarak është përfshirë në flakë në një bazë të Forcave Ajrore të ShBA-së, duke plagosur dy persona.

Avioni ushtarak B-1B Lancer, mori flakë në bazën e Forcave Ajrore Dyess në Teksas, gjatë mirëmbajtjes rutinë të motorit.

Baza e Forcave Ajrore tha se dy personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan The Sun.

“Ne jemi shumë mirënjohës që të gjithë anëtarët e Team Dyess të përfshirë janë trajtuar dhe tani janë kthyer të sigurt në shtëpi,” tha në një deklaratë për shtyp kolonel Joseph Kramer.

Ai më tej tha se flota dhe ushtarët e B-1B janë të gatshëm për të ekzekutuar çdo mision sulmi me rreze të gjatë veprimi.

B-1B Lancer, i quajtur shpesh “Bone”,  është një avion bombardues i rëndë supersonik me krahë të ndryshueshëm i Forcave Ajrore të SHBA, e që u përdor edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi më 1999 për shkak të masakrave të kryera në Kosovë.

B-1B është një nga tre bombarduesit strategjikë që shërbejnë në flotën e Forcave Ajrore të SHBA, së bashku me B-2 Spirit dhe B-52 Stratofortress.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit