Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ai ka hedhur një video në TikTok.
Pasi Tabaku u shpreh se vetë deputet nuk e pinë ujin që UKT sjell në çezmat e shtëpive, Rama ka treguar momentin duke pire ujë nga çezmat.
“Lodhet Edi Rama me propagandë, ja prish filmin Erion Veliaj! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku.